Fjalë Kyçe

Nesër mbyllen gjashtë rrugë për qarkullim në Prishtinë

Nesër mbyllen gjashtë rrugë për qarkullim në Prishtinë

Të dielën më 22 shtator në Prishtinë do të ndalohet qarkullimi me makina në disa rrugë prej orës 11:00 deri në 20:00.

Kjo për arsye se do të përmbyllet Java Evropiane e Mobilitetit.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët të cilat do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete janë:

Rruga “Agim Ramadani” Rruga “UCK” Rruga “Luan Haradinaj” Rruga “Garibaldi” Rruga “Xhorxh Bush” Rruga “Eqrem Cabej”.