Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin i cili parashihet të jetë nesër në Kosovë.
IHMK-ja thotë se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe ftohtë.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s. Kushtet biometeorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënojë vlera të pashëndetshme”, njofton IHMK-ja, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, “Prishtina Weather”, parashikon se nga dita e diel, kur parashihet të ketë erëra mesatarisht të fuqishme nga veriu, pritet përmirësim dhe vlerat do të zbresin në të mira.
5.01 – Ftohtë dhe me erë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohë pas kohe reshje të dobëta bore.
6.01 – Ftohtë, kryesisht me vranësira.
7.01- Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.
8.01- Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
“Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diele mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s. Megjithëse nesër do të pësojë rënie të lehtë, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale”.