Fjalë Kyçe

Nesër në Kuvend mblidhen deputetët për ta kundërshtuar referendumin e Serbisë

Nesër në Kuvend mblidhen deputetët për ta kundërshtuar referendumin e Serbisë

Kryeministria ka njoftuar se në seancën e jashtëzakonshme të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, në bazë të diskutimeve të deputetëve, do të tentohet të nxjerret një rezolutë e përbashkët për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00.

Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Ftesa e kryeministrit Kurti erdhi pas takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUNT-it, i cili erdhi pasi këto shtete kërkuan nga Qeveria e Kosovës që në Kosovë të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës kanë konsideruar se kërkesa e Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë është praktikë e një modeli rus, që kë mbështetjen e Federatës Ruse.