Fjalë Kyçe

Nesër para Qeverisë protestojnë edhe specialistët stomatologë

Nesër para Qeverisë protestojnë edhe specialistët stomatologë

Të hënen, më 28 janar 2019, nga ora 10:00, specialistët stomatologë të papunë, do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë, ku për fat të keq ministri Ismaili nuk po pranon që të takohet me ne dhe ta zgjidhë problemin tonë, përkundër se viteve të kaluara, ai dhe Kadri Veseli na kanë premtuar, si ne takime të mbyllura poashtu edhe publikisht se nga 1 janari 2018 nuk do të ketë specialistë të papunë në Republikën e Kosovës. Tani kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ndëresa ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim, thuhet në njoftim.

“Shumë nga kolegët tanë, të cilët me të drejtë ,nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na behet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “meshirë” nëpër rrugë por do të largohemi nga ky vend, përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë”.

“Punësimi ynë nuk është i pamundur, ngase nuk jemi numër i madh, dhe nuk ka implikime të medha buxhetore. Qeveria po i punëson në çdo ditë nëpër institucione të ndryshme dhe ndërrmarrje publike me dhjetra militantë partiak. Ndërsa në sektorin e shëndetësisë edhe pse ka mungësë serioze të stafit, mungon vullneti i ministrit Ismaili që një pjesë të konsiderueshme (rreth 50 specialistë) ti sistemoj në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës”.

Po ashtu në njoftim thuhet se, pjesa tjetër mund të punësohet në Qendrat e Mjekesisë Familajre dhe Poliklinikat Shëndetësore në lokacione të ndryshme nëpër Kosovë. Që të realizohet kjo, duhet të ndryshohet Udhëzimi Administrativ, i nënshkruar nga ministri i shëndetësisë, i cili është diskriminues dhe nuk na lejon neve specialistëve që të punesohhemi nëpër QKMF/QMF dhe poliklinikat stomatologjike.

“Gjëndjen tonë e ka vështirësuar dhe nepotizimi si fenomen shumë i shprehur në shoqërinë tonë, ku vetëm familjarët e pushtetarëve dhe profesoreve të mjekësisë dhe militantët e partive punesohen në institucione publike, madje i “uzurpojnë” nga 3-4 vende pune, si mjekë, asistentë, profesorë, anëtarë të bordeve/komisioneve, etj”.

Ironikisht, ne specialistët e papunë, jemi duke e humbur edhe licencën e punës, ngase legjislacioni në fuqi specifikon se, nëse stomatologu nuk e ushtron profesionin për 3 vite pas licencimit, është i obliguar ti nënshtrohet ritestimit për licencim.

Shpresojmë në përkrahjen e mediave, në zgjidhjen e problemit tonë, i cili po vazhdon me vite, vetëm në mungesë të vullnetit politik!