Fjalë Kyçe

Nesër shorti për barazhin e Ligës së Parë

Nesër shorti për barazhin e Ligës së Parë

Federata e Futbollit e Kosovës ka miratuar ankesën e Ramiz Sadikut lidhur me ndeshjet e barazhit.

‘Ndërtimtarët’ kishin kërkuar që të ketë short për ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, pasi paraprakisht ishin caktuar automatikisht duelet Ramiz Sadiku – Dardana dhe Bashkimi – Rahoveci.

Kësisoj, nesër prej orës 11:00 në zyrat e FFK-së do të ketë short edhe pse nuk përjashtohet mundësia që çiftet të mbeten të njëjta edhe pas shortit.

Ramiz Sadiku dhe Bashkimi i Koretinit kërkojnë mbijetesën në Ligën e Parë, kurse Dardana e Rahoveci synojnë ngritjen në këtë rang garash.