Fjalë Kyçe

Nesër vendoset për fatin e Ervin Matës

Nesër vendoset për fatin e Ervin Matës

Nesër pritet që të vendoset fati i të fejuarit të Elvana Gjatës, Ervin Mata.

Ai u vetëdorëzua pas 4 muajsh në arrati për përfshirjen e tij në masakrën në ish bllok në Tiranë.

Fjala është për Ervin Matën, i cili pritet të dalë në gjyq ditën e nesërme për masën e sigurisë ndaj tij.

Në dëshminë pranë policisë, Mata është shprehur se ai ka patur frikë për jetën dhe është larguar menjëherë pas ngjarve të rënda të tetorit të 2018, ku mbeti i vdekur Fabjol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato.

Mata, biznesmen dhe i fejuari i Elvana Gjatës, është shprehur po ashtu se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në lokalin “Monopol” në ish bllok.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018, ku një përplasje mes bandash, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Të përfshirë në këtë ngjarje, janë edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja e Matës, Meviol Billo. Ky i fundit  i cili dyshohet se ka qëlluar Fabiol Gaxhën, vazhdon të jetë në kërkim.