Fjalë Kyçe

Nexhmi Muçiqi, deputeti nacional që po punon për shërimin e plagëve të shqiptarisë

Nexhmi Muçiqi, deputeti nacional që po punon për shërimin e plagëve të shqiptarisë

Në sheshin kryesor në Podujevë ngrihen shtatoret e katër dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Aty pranë është vendosur edhe zyra e deputetit nacional nga radhët e PDK-së Nexhmi Muçiqi.

Në zyrë pos stafit të tij ndodhet edhe vetë kandidati Nexhmi Muçiqi, një burrë i urtë, i cili dëgjon me përkushtim secilin që hyn për t’u interesuar rreth ofertës së tij. Për qytetarët e Podujevës, Muçiqi po shihet si një deputet që i ka munguar deri tash kësaj treve.

Muçiqi i cili është me profesion biznesmen, më tepër është i njohur me qëndrimin e tij burrëror dhe patriotik. Ai është themelues i shoqatës ‘Çamëria’ që synon mbajtjen gjallë të vetëdijes kombëtare për këtë pjesë të shqiptarisë. Muçiqi shihet si një person i cili shëron plagët e shqiptarisë. Por, ata që ia mësyjnë zyrën së tij, janë qytetarë të shumtë dhe me halle të ndryshme. Muçiqi i dëgjon ata me vëmendje dhe qytetarët kanë besim që zëri i tyre tashmë do të dëgjohet edhe në Kuvendin e Kosovës. Ndryshe, Muçiqi është kandidat i cili i kalon kufijtë e zonës prej nga vjen ai.

Ai është i njohur në mbarë Kosovën dhe në mbarë hapësirën shqiptare për misionin e tij patriotik për sensibilizimin e çështjeve të pazgjidhura shqiptare. Ai ka bashkuar zemrat e shqiptarëve rreth këtij misioni fisnik për të mos rënë në harresën e historisë ato plagë të kombit shqiptar që u shkaktuan shekullin e fundit nga fiqnjët grabitçarë. Për këtë arsye, Muçiqi me vullnetin e tij të çeliktë ka shtyrë edhe dyert e kancelarive të ndryshme evropiane për ta çuar edhe atje zërin e shqiptarëve të harruar. Ai me vendosmërinë e tij ka krijuar miq të shumtë gjithandej. Edhe të huajt shohin te Muçiqi modelin e personit që angazhohet për të drejtat dhe liritë themelore të bashkëkombësve të vet, pa i cenuar të tjerët.

Nexhmi Muçiqi është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës pasi atë e cilëson si mburojë të shtetësisë së Kosovës. Reforma e nisur nga lideri Kadri Veseli synon të sjellë njërëz të rinj dhe të përgatitur profesionalisht, persona me iniciativë. Një prej tyre është edhe Nexhmi Muçiqi i cili gëzon respekt të pakufishëm jo vetëm në vendlindje dhe komunën e tij, por edhe më gjerë.

‘Falënderoj Llapashticën e Podujevës për mikpritjen e përzemërt dhe tubimin masiv e plot entuziazëm që organizuan gjatë mbrëmjes së sotshme. Djali i njohur i kësaj treve, Nexhmi Muqiqi, si dhe shumë burra, gra, të rinj e të reja i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vetëm nëpërmjet kësaj lufte do mund ti japim fund emigrimit të të rinjve tanë duke zhbllokuar mundësitë që ata kërkojnë’. Ishin fjalët e liderit të PDK-së Kadri Veseli me rastin e anëtarësimit të Muçiqit dhe të tjerëve në këtë parti.

Në zyrën e tij në Podujevë, kandidati Muçiqi nuk pret vetëm qytetarë llapjanë, por atë e vizitojnë edhe delegacione nga treva të ndryshme të Kosovës.

‘Sot pata nderin ta presë kryetarin e Organizatës së Invalidëve të UÇK-së dhe kryetar i Shoqatës Çamëria Kosovë- Dega Hani i Elezit, të nderuarin dhe shumë të respektuarin bashkëluftëtarin tim z.Murat Loku si dhe të nderuarin z. Ramiz Çeriqi dhe të nderuarin dhe te respektuarin z. Shaip Haliti, të cilët erdhën për të ma dërguar porosinë e Hanit te Elezit dhe votuesve të asaj treve për përkrahjen e fuqishme të kandidaturës sime për deputet të Republikës së Kosovës. Unë i falënderova për mbështetje të fuqishme dhe iu jam të gjithëve mirënjohës. #PDK112’, shkruan në një status në llogarinë e tij më Facebook kandidati për deputet nacional Nexhmi Muçiqi.

Një mision tjetër jetik deputeti nacional Nexhmi Muçiqi e ka angazhimin për familjet e dëshmorëve.

‘Deputeti z. Nexhmi Muçiqi zotohet para familjarëve të dëshmorëve se amaneti do të jetësohet, dhe se nuk do të lejojmë të nëpërkëmben’, shkruan më tej pas një takimi me disa familje të dëshmorëve.

Ndryshe Nexhmi Muçiqi është i bindur fort në fitoren e thellë të subjektit të tij dhe atij si kandidat për deputet nacional.

‘Qytetarët do të votojnë pa ndëshkime. Kosova ka qenë në komunizëm dhe e ka përjetuar tmerrin e asajë ideologjie. Qytetarët e Kosovës do të votojnë sipas bindjes dhe sipas dëshirës. Qytetarët nuk durojnë më. Ka ardhur koha t’u themi të gjithëve MJAFT MË’, shprehet deputeti nacional Nexhmi Muçiqi. /Gazeta Alo/