Fjalë Kyçe

Nexhmi Muçiqi i bindur në fitoren e PDK-së

Nexhmi Muçiqi i bindur në fitoren e PDK-së

Kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë, i cili është kandidat për deputet në listën e PDK-së, Nexhmi Muçiqi ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se cila nga partitë dhe kandidatët për kryeministër do të fitojnë garën zgjedhore dhe t’i sjellin zhvillim vendit.

Muçiqi, gjatë një interviste ka thënë se kandidatët e PDK-së për deputet dhe Kadri Veseli kryeministër, janë garanci për zhvillim dhe luftimin e dukurive negative.

“Partia Demokratike e Kosovës, është anti plumbi i Republikës së Kosovës dhe kryeministri Kadri Veseli është komandanti shtetit të Kosovës. Me këtë fitore arrihet zhvillimi”, ka thënë mes tjerash Muçiqi.