Fjalë Kyçe

Nga 400 mijë në 630 mijë euro rritet tenderi për asfaltim të një rruge në Suharekë

Nga 400 mijë në 630 mijë euro rritet tenderi për asfaltim të një rruge në Suharekë

Skandalet me tenderë nuk kanë të ndalur në Suharekë, kjo pasi që komuna e ka anuluar një tender me shumë më të ulët dhe i ka dhënë një kompanie tjetër, që ka ofruar çmim shumëfish më të lartë.

Suhareka ditë më parë u bë hit në internet lidhur me rrethin e ndërtuar mbi zemra në një shkollë. Shumë qytetarë u tallen me këtë rreth duke e quajtur edhe si urë lidhëse me Malishevën.

E në Suharekë nuk kanë të ndalur çuditë, kështu edhe të paktën ka thënë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në këtë qytet.

Kjo parti ka reaguar ndaj një skandali të radhës lidhur me një tender, rreth asfaltimit të një rruge.

Për asfaltimin e rrugës që lidhë fshatin Ngucat (Rruga Bashkim Gashi, Lagjia Zekolli), Suharekë, komuna fillimisht ka shpallur fitues një operator me arsyetimin e çmimit më të lirë të ofruar në tender, ku vlera ishte 479256,94 euro.  Mirëpo pastaj dhe një operator tjetër shpallet fitues i tenderit me arsyetimin e njëjtë, pra ofertuesi më i lirë, por realisht çmimi i ofruar nga shpallja e dytë e fituesit nuk është më i lirë sesa çmimi i fituesit në herën e parë.

Përkundrazi, është rreth 150 000 euro më i shtrenjte, ose saktësisht vlera e tij është 628713,80 euro.

PDK ka thënë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi pasi që nuk po zbatohet ligji dhe nuk po respektohen procedurat e kriteret për këto tenderë.

Në Suharekë skandal ka pasur edhe me tenderin e sheshit të qytetit, derisa Bali Muharremaj i ka dhënë tender bashkpartiakut të tij, Blerim Kuçi. Ky tender kap vlerën prej 1.7 milionë euro.