Fjalë Kyçe

Nga 5 deri në 80 euro – çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Nga 5 deri në 80 euro – çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Kosova kthehet në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen ndaj Greqisë.

Kombëtarja Dardane do ta presë kombëtaren helene në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për këtë ndeshje kanë dalë në shitje edhe biletat, të cilat mund të sigurohen përmes platformave ‘online’.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje variojnë nga 5 euro deri në 80 euro, përcjell lajmi.net.

Në tribunën veriore dhe atë jugore, biletat kushtojnë nga 5 euro.

Në tribunën lindore, një biletë mund të sigurohet me 10 euro, kurse në atë perëndimore me 20 euro.

Biletat në sektorin VIP kanë vlerën e 80 eurove.