Zëri tyre tash e sa ditë, që nga publikimi i këngës së tyre të re po jehon anë e mbanë trojeve shqiptare.
Janë këto motrat Mustafa ,apo ndryshe qysh njihen në tërë shqiptarinë si Bilbilat e Mushtitshtit, ato të cilat që nga paraqitja e tyre e parë ende po vazhdojnë të mbesin përherë në zemrat e publikut.
Çdo këngë që e publikojnë dëgjohet e pëlqehet pa masë nga të gjitha gjeneratat, duke u bërë kështu hite të padiskutueshme dhe njëherit edhe të paharrueshme, shkruan Kosovarja.
Madje, është kënga e tyre e re, “Çika e nanës” , ajo që po e dëshmon këtë, kështu duke thyer rekord të dëgjueshmërisë për vetëm tri ditë nga publikimi.
E veçanta kësaj kënge është prezenca e nënës së tyre në videoklipin përcjellës, gjë të cilën publiku e ka mirëpritur me shumë dashuri.
Por, sigurisht e keni vërejtur se krahas motrave është edhe nëna e tyre ajo që i këndon ninullat në këtë këngë.
Zëri saj është po aq i ëmbël dhe i bukur, çka edhe na dëshmon se nga rrjedh talenti i këndimit i tetë vajzave të saj.