Fjalë Kyçe

Nga era e fortë dëmtohen disa vetura në Prishtinë (FOTO)

Nga era e fortë dëmtohen disa vetura në Prishtinë (FOTO)

Në adresë të KALLXO.com vazhdojnë të vijnë raportime për dëmet që i ka shkaktuar në Prishtinë era e fortë që ka nisur mbrëmë e po vazhdon edhe sot.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga Lagjja e Muhaxherëve në kryeqytet.

Aty, nga era e fortë janë thyer degët e një peme.

Siç shihet edhe nga fotot, degët kanë dëmtuar disa vetura që ishin të parkuara afër.

Qytetari ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Jashar Salihu”.

Sipas qytetarit, nga e njëjta pemë janë të rrezikuara edhe shtëpitë afër.