Fjalë Kyçe

Nga janari deri në shtator, mbi 5 mijë kosovarë mbeten pa patentë shoferë

Nga janari deri në shtator, mbi 5 mijë kosovarë mbeten pa patentë shoferë

Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Gjatë periudhës kohore Janar-Shtator 2019, 5,573 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Ndërsa, 12,285 shoferëve iu kanë vendosur pikë negative.

Policia apelon që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën drejtuesit mund të mbeten pa patentë shoferë.