Fjalë Kyçe

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar edhe 8 të vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërsa, edhe gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 342 persona, ndërsa janë raportuar edhe 223 raste të reja të infektuara.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 72 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 23 raste, Fushë Kosovë 20 raste, Gjilan 13 raste, Obiliq 12 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Kamenicë 5 raste, Pejë 5 raste, Gjakovë 3 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Ferizaj, Istog, Klinë, Viti dhe Zubin-Potok.