Reshje të borës dhe ulje të temperaturave për ditën e premte ka paralajmëruar, profesori i meteorologjisë, Syl Tahirasylaj.
Ai në një prononcim për Gazeta Alo, ka thënë se gjatë kësaj jave nuk do të ketë ndryshime të shumta të temperaturave deri në ditën e Premte.
“Ditën e premte do të ketë reshje bore dhe ulje të temperaturave, kjo situatë sinoptike do të jetë e pranueshme si për florën ashtu edhe për faunën”, ka thënë ai, për Gazetën Alo.
Ndërsa për ditën e nesërme, Tahirsylaj ka parashikuar se do të ketë ngritje të temperaturave, ku maksimalja do të arrijnë deri në 5 gradë celsius.
“Dita e nesërme do të ketë ngritje të temperaturave në vend ku ato minimale do te jen nga -3 deri në -1 ndërsa ato maksimalet deri ne 5 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj, shkruan Gazeta Alo.