Shume ekspert në fushën e inteligjencës janë munduar të vijnë me një përfundim se çka është inteligjenca.
Inteligjenca mund të definohet si një aftësi e një personi që të mendoj në mënyrë të pastër, të zgjidh problemet, të mësoj nga përvoja, të i kuptoj dhe të përballet me konceptet abstrakte, të adoptohet me situata të reja etj.
Përderisa është njëra prej temave më të diskutuara në psikologji, nuk ka asnjë definicion standart në atë se çka saktësisht e përbën inteligjencën, raporton “Faculty of Medicine”, transmeton lajmi.net.
Sikur shumë aspekte tjera të sjelljeve dhe aftësive njohëse të njeriut, edhe inteligjenca është një tipar kompleks që ndikon edhe nga ambienti edhe nga faktorët gjenetik. Pothuajse, 40 deri 60% e inteligjencës është e patrashëguar – po varet nga tiparet e personalitetit, stimulimet dhe ambienti.
Hulumtuesit janë munduar të i studiojnë gjenet të cilat ndikojnë në inteligjencë. Një nga studimet e para në këtë fushë është bërë para 35 viteve në Universitetin e Kambrigjit, e ndjekur nga shumë studime të një pas njëshme.
Nga ky hulumtim është nxjerr se shumica e inteligjencës së fëmijëve varet nga kromozomi X, që nënkupton që gratë kanë më shumë gjasa të transmetojnë gjenin e inteligjencës tek fëmijët e tyre, sepse ato kanë 2 kromozome.