Fjalë Kyçe

Nga ky muaj pensionin do ta merrni me këtë datë

Nga ky muaj pensionin do ta merrni me këtë datë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një nga masat e Pakos së Ringjalljes që të mos ketë pensione nën 100 euro, të kthehet në qëndrim të përhershëm.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se më s’do të ketë pensione nga 90 euro për ato bazike, 75 euro për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, 90 euro për pensionet familjare e nga 90 euro për rastet invalidore të punës.

Në një konferencë për media, Murati po ashtu ka bërë të ditur se do të ndryshojnë afatin kohor për pagesën e pensioneve.

Nga ky muaj pensionet do të paguhen në mes të muajit, më së largu deri më datën 17, ka bërë të ditur ai.

“Që nga tani e tutje do të kemi pagesën e pensioneve të mes të muajit. Në republikën e Kosovës nuk do të ketë pension nën vlerën 100 euro. Rritja është 11 përqind për pensionet që kanë qenë 90 euro. Marrë parasysh se pagat paguhen në fund të muajit dhe secila familje ka një pensionist e kemi pa të arsyshme që të ndryshojmë afatin kohor për pagesën e pensioneve. Duke filluar nga ky muaj do të tentojmë që më datën 18 më së largu të bëjmë pagesën e pensioneve”, ka theksuar Murati.