Fjalë Kyçe

Nga mosmarrëveshja në një familje në Obiliq, djali ia vë flakën shtëpisë

Nga mosmarrëveshja në një familje në Obiliq, djali ia vë flakën shtëpisë

Një djalë nga Obiliqi ia ka vënë flakën shtëpisë, pas një mosmarrëveshjeje në familje. Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Obiliq, ndërkaq është lajmëtuar në polici nga babai i të dyshuarit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje i ka vënë flakën shtëpisë së tij”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Zjarri është shuar nga zjarrfikësit, ndërkaq i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia