Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2019.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24.995 familje me gjithsej 102.035 anëtarë. Nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.217 familje.
Ndërkaq, nga skemat pensionale, skema e pensioneve bazë të moshës ka 127.104 përfitues, skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ka 45.759 përfitues, skema për pensionet familjare ka 4.026 përfitues.
Siç thuhet në njoftim, skema për pensionet invalidore ka 103 përfitues, skema për pensionet e Trepçës 2.865 përfitues, skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1.059, skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 534, skema e kompensimeve për personat e verbër 1. 916, skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 16.681, skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ka 3.047 përfitues.
Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 445 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 094 përfitues.
Në tremujorin e parë 2019 ishin tre fëmijë të braktisur, njofton ASK.