Fjalë Kyçe

Nga nesër fillon aplikimi për patentë-shofer ndërkombëtar

Nga nesër fillon aplikimi për patentë-shofer ndërkombëtar

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër, më 1 tetor, do të fillojë aplikimin për Patentë-Shoferë Ndërkombëtar.

Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.