Fjalë Kyçe

Nga nesër nis fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit

Nga nesër nis fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit

Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se nga data 29 tetor deri më 4 nëntor 2019, në territorin e Kosovës do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, andaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Kosovës.

Fushata mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe ajo zbatohet në procedurë moderne që garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra. I gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.