Fjalë Kyçe

Nga OVL e UÇK-së flasin pas takimit me Kurtin, tregojnë formën e vetme se si mund të verifikohen listat e veteranëve

Nga OVL e UÇK-së flasin pas takimit me Kurtin, tregojnë formën e vetme se si mund të verifikohen listat e veteranëve

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë folur pas takimit që kanë pasur dje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë në një postim në Facebook se verifikimin e listave të veteranëve mund ta bëjnë vetëm komandantët e UÇK-së, edhe nëse shkohet me proces gjyqësor, shkruan lajmi.net.

“Ne si OVL UÇK, nuk kemi pasur të bëjmë asgjë me verifikim e as nuk kemi, por përfaqësojmë veteranët dhe e kemi obligim të përkujdesemi për mirëqenien e tyre”, ka thënë në një reagim Klinaku.

Postimi i plotë i Klinakut:

Kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit të veteranit paraqet vepër penale. Si organizatë e veteranëve të luftës së UÇK-së, po harrohet se duke parë shifrat, para disa viteve kemi kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve duhet të hetohet nga prokuroria dhe për këtë është nisur proces gjyqësor, i cili ende po vazhdon. Verifikimi i veteranëve të luftës mund të bëhet me proces gjyqësor, që të shihet se ku është bërë shkelje ligjore, por edhe nëse fillon të krijohet tjetër komision qeveritar, nuk mund të verifikohet ndryshe përveçse me anë të komandantëve të UÇK-së.

Ne si OVL UÇK, nuk kemi pasur të bëjmë asgjë me verifikim e as nuk kemi, por përfaqësojmë veteranët dhe e kemi obligim të përkujdesemi për mirëqenien e tyre.

Këto ia kemi thënë në takim edhe kryeministrit.