Atmosfera e këndshme që u krijua në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt për katër ditë në Prishtinë do të vijojë dhe në Tiranë. Festivali i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini do të mbahet në fund të muajit, në datat 26, 27 dhe 28 në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila ka shpërndarë postimin e faqes zyrtare të festivalet ku thuhet: “Tirana a jeni gati?” Kujtojmë që në Kosovë interpretuan shumë yje të njohur, mes të cilëve dhe artisti i famshëm latin, J Balvin.