Një 38-vjeçar, i cili përgjatë klasës së parë u shiste shokëve të shkollës sanduiçë të përgatitur nga nëna, tashmë është shef i rrjetit të hoteleve ‘Boutique Ennismore’.
Bëhet fjalë për Sharan Pasricha, i cili u rrit në Mumbai të Indisë. “Fillova të bëja para, prandaj vendosa të bashkëpunoja me nënën për të më përgatitur më shumë sanduiçe për drekë”, deklaroi Parsricha, duke mos ia humbur asnjëherë atributet që i takojnë, sipas tij, nënës, transmeton lajmi.net.
BBC shkruan se shitja e tij e parë profesionale e sipërmarrjes erdhi në moshën 22-vjeçare. Në atë periudhë, ai bashkëthemeloi “Rush Media” në Mbretërinë e Bashkuar, një media studentore dhe agjenci marketingu që ai e krijoi pas largimit nga Universiteti i Londrës.
Aftësitë e tij sipërmarrëse kapën vëmendjen e një zotërie në Nju Delhi, i cili e joshi Sharanin përsëri në atdheun e tij, për të marrë përsipër biznesin e tij të veshjeve prej lëkure.
Sharan pranon se puna ndonjëherë mund t’ia bëjë agjendën e zënë, por ai ka filluar të delegojë detyrat tek të tjerët, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të kaluar me familjen e tij që jeton në Londër.