Fjalë Kyçe

Nga sot, mjekët e profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë

Nga sot, mjekët e profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik, ku edhe ata duhet ta deklarojnë pasurinë.

Vendimi erdhi me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shkruar mjekët dhe profesorët.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë ai.

Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend