Fjalë Kyçe

Nga spitali, Bora Zemani i jep premtimin të birit për ditëlindje

Nga spitali, Bora Zemani i jep premtimin të birit për ditëlindje

Dita e djeshme ka qenë një ditë e veçantë për moderatoren, Bora Zemani, pasi djali i saj, Arbori feston 7 vjetorin e lindjes.

Mirëpo, ata nuk munden që ta festojnë për shkak se moderatorja ndodhet e shtruar në spital.

Bora ka publikuar disa kujtime në rrjetin social “Instagram”, teksa i thotë se festën do ta shtyjnë për pak teksa shton se Arbori, si një djalë i rritur e kupton arsyen e këtij vendimi.

“Një pikë nga kujtimet tona…Je gjithçka për mua dashuri! Mami uron që edhe në 100 vitet e ardhshme të jesh një djalë i dashur, i mençur e që përcjell vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër. Ps: Të dua edhe kur na prishen planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton çdo gjë. Do e shtyjmë vetëm paaak fare. #myson #mylove #myblessing #arbor7”, shkroi ajo.