Fjalë Kyçe

Nga Zyrihu në Kukës për 29 euro, “Air Albania” nis fluturimet nga 15 korriku

Nga Zyrihu në Kukës për 29 euro, “Air Albania” nis fluturimet nga 15 korriku

Kompania ajrore shqiptare “Air Albania”, ka njoftuar se në datë 15 korrik linja nis fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed”, Flatrat e Veriut.

Sipas njoftimit, destinacionet e para që do të nisin udhëtimet nga ky aeroport janë Zyrihu dhe Stambolli duke filluar nga 1 euro + taksat, njofton ATSH.

Çmimet e publikuara nga linja ajrore janë si më poshtë:
Kukës – Zyrih 12 EUR
Zyrih – Kukës 28.66 EUR
Kukës – Stamboll 12 EUR
Stamboll – Kukës 23 EUR