Fjalë Kyçe

Ngacmohet seksualisht e mitura në Drenas

Ngacmohet seksualisht e mitura në Drenas

Një person i mitur i dyshuar është arrestuar dje në Drenas pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një vajzë po ashtu të moshës së mitur, njofton policia.

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit, punëtorit të QPS, dhe avokatit mbrojtës është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes./Gazeta Alo/