Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë: Krim në familje në Shkodër, vëllai vret motrën

Ngjarje e rëndë: Krim në familje në Shkodër, vëllai vret motrën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e së dielës.

Nga të dhënat e para dyshohet se vëllai ka vrarë motrën.

Viktima është shtetasja D. V, rreth 50 vjeç, e cila dyshohet se është qëlluar me thikë disa herë nga i vëllai i saj, shtetasi F.V. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Ndoc Mazi”, në lagjen “3 heronjtë”.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës. Pak më herët, një person u raportua i vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.