Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë në Pejë: Vjehrri e dhunonte seksualisht burri e rrihte 20 vjeçaren, Prokuroria merr masat

Ngjarje e rëndë në Pejë: Vjehrri e dhunonte seksualisht burri e rrihte 20 vjeçaren, Prokuroria merr masat

Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë. Një 50-vjeçar nga ky qytet dyshohet se për muaj me radhë e ka dhunuar seksualisht një vajzë të moshës 20-vjeçare e cila kishte reja e tij, pra e martuar me djalin e këtij 50-vjeçari.

Viktima, përpos dhunës seksuale nga vjehërri, në mënyrë sistematike ishte rrahur edhe nga burri i saj. Për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit, babë e bir. Ndaj të dyshuarve, Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim.

Me këtë rast tashmë janë duke u marrë organet e hetuesisë kosovare. Viktima është sistemuar në shtëpi të sigurt.

Ndërkohë ajo rastin fillimisht në polici e kishte lajmëruar për dhunë në familje. Dhunë të cilën ajo dyshohet se e kishte pësuar nga burri i saj.

Por gjatë intervistimit nga ana e policisë ajo ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si dhunohej seksualisht nga babai i burrit- vjehrri i saj për muaj me radhë.

Të parin, policia e Kosovës e ka arrestuar burrin e viktimës i cili tashmë gjendet në mbajtje.

Ndërkohë një ditë më pas, të shtunën u arrestua edhe vjehërri i 20-vjeçares me dyshimet se e ka keqpërdorur seksualisht viktimën në fjalë.

Të dy këta, babë e bir gjenden në ndalim.