Një ngjarje që rrallë kemi fatin ta shohim, është parë dje nga banorët e Lushnjës.
Një shi meteorësh. Kanë qenë të shumtë njerëzit që fillimisht u alarmuan nga pamjet që u shfaqën në qiellin e errët, ku koha e mirë dhe ulja e nivelit të ndotjes e bëri më të dukshme fenomenin.
Korrespodenti i Top Channel, Bledar Korreshi i cili ka filmuar edhe pamjet nga shiu i meteorëve tregon se fillimisht nuk u kuptua se çfarë ishin ato që shiheshin në qiellin e zi.
Ndiqni më poshtë pamjet.