Fjalë Kyçe

Ngjarje tragjike, nëna shqiptare humb 3 foshnjat… në spital nuk kishte mjek gjinekolog

Ngjarje tragjike, nëna shqiptare humb 3 foshnjat… në spital nuk kishte mjek gjinekolog

Dy foshnjet në barkun e nënës kanë vdekur, po ashtu dhe fëmija e porsalindur.

Gruaja E. Rexhepi kishte ardhur nga një fshat në spitalin e Bulqizës për të lindur trinjakët e saj. Foshnja e parë ka lindur me asistencën e një infermiereje ndërsa vështirësi ka patur për ardhjen në jetëdy fëmijëve të tjerë.

Në spitalin e Bulqizës nuk ka patur asnjë mjek gjinekolog dhe pavarësisht se një staf është nisur nga Tirana me helikopter këtë të premte, ka qenë tepër vonë për fëmijët.

Dy foshnjet në barkun e nënës kanë vdekur, po ashtu dhe fëmija e porsalindur.

Ndërkohë që gjendja e gruas momentalisht duket e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se nëna e tre fëmijëve ka ardhur nga një fshat i largët (Ostren).

Gruas i është dashur të kalojë një orë rrugë me kalë dhe më pas një makinë e ka sjellë në spital.