Fjalë Kyçe

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Këto janë ngjarjet e ditës në vendin tonë.

11:00

Mbahet tubimi përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë si dhe të zhdukurve të fshatit Polac të Skenderajt. Më herët, nga ora 10:00 bëhen homazhe te Varrezat e Martirëve. (Polac, Skënderaj)

12:00

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim më OVL të UÇK-së organizon homazhe për luftëtaren dhe reporteren e luftës, Fetnete Ramosaj. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”, Deçan)

12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, Arbëri)

13:00

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim më OVL të UÇK-së organizon mbledhje komemorative për ish-luftëtaren e UÇK-së, Fetnete Ramosaj. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”, Deçan)

14:00

Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, Gllogjan)

20:00

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe jubileut “30-vjetori i Teatrit Rom” jepet premiera e shfaqjes “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” e autorit Nexhip Menekshe dhe regji nga Kaltrima Balaj. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)