Fjalë Kyçe

Ngjashmëri e habitshme, gjendet në Shqipëri “sozia” e yllit të “Squid Game”

Ngjashmëri e habitshme, gjendet në Shqipëri “sozia” e yllit të “Squid Game”

“Squid Game” po bën historinë. Ai arriti të bëhej një ndër serialet më të ndjekura ndonjëherë në Netflix në më pak se një muaj. Së dyti, seriali ndryshoi mënyrën se si platforma e transmetimit raporton të dhënat e shikueshmërisë për përmbajtjen e saj.

Mirëpo, “Squid Game” është kthyer tashmë edhe në një frymëzim për të gjithë, sidomos ditën e djeshme për festën e Halloëeen.

Këtij fenomeni nuk i kanë shpëtuar as personazhet shqiptarë, siç është modelja e njohur, Dorina Gegiçi, e cila i ka befasuar të gjithë ndjekësit me imazhet e fundit në Instagram.

Ajo ka zgjedhur të shndërrohet në një personazh shumë të komentuar nga publiku të “Squid Game” dhe vihet re që dyshja kanë një ngjashmëria të frikshme.

Fotografitë e Dorinës kanë marrë shumë komente, madje e kanë cilësuar edhe si sozinë e aktores./abcnews.al