Opinionisti i politikës shqiptare, avokati Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e sotme në Tiranë, rreth protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, për idenë e ‘’Ballkanit të hapur’’.
Ngjela u shpreh se Berishës për këtë çështje nuk i intereson Kosova, por po e përdor këtë për kauza të tjera, njofton Klankosova.tv.
Tutje tha se për këtë ide pak ka rëndësi qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në raport me Kosovën, meqë rëndësinë e bart kryeministri kosovar, Albin Kurti.
”Me këtë Ballkan Open, ç’rëndësi ka ç’bën Kosova. Nëse këtu ka një plan serb, ajo është vetëm me Kosovën, ç’punë ka me Shqipërinë, këtu s’kanë asnjë vlerë ata”.
”Fakti se Kosova nuk e pranon dhe ju e shikoni se të gjithë luftojnë, janë këto shtete e duan Kosovën, është normal. Por nuk ka rëndësi fare ç’thotë Rama, por rëndësi ka ç’thotë kryeministri juaj [Albin Kurti]”.
”Historia e Shqipërisë sot është e përqëndruar në Prishtinë, por ju më duket nuk e kuptoni. Historia e Shqipërisë është e përqendruar në Prishtinë. Sepse atje fillon historia e re e Shqipërisë etnike”.
”Është i pabesueshëm Berisha, por ju nuk e kuptoni këtë. A e dëgjuat Clintonin? E ka ndërprerë takimin. Ai i ra ziles. Ky fliste jashtë optikës amerikane për Ballkanin”.