Fjalë Kyçe

Ngordhin peshqit në Pejë, ka dyshime se “rrodhën” nga Patrikana

Ngordhin peshqit në Pejë, ka dyshime se “rrodhën” nga Patrikana

Shoqata Sportive Rekreative e Peshkatarëve “Trofta” në Pejë, pretendon që në lumë janë hedhur një sasi e peshqve të ngordhur nga Patrikana. Këtë rast e kanë lajmëruar edhe në organet e rendit, të cilët kanë nisur hetimet që janë në fazën fillestare.

Në lidhje me këtë çështje Klani mëson që deklaratë ka dhënë edhe personi i vetëm që i ka në shfrytëzim pishinat dhe kultivimin e peshqve brenda zonës së Patrikanës.

Ai i tha televizionit që nuk i ka hedhur peshqit e ngordhur, ndërkaq sipas tij, atë lloj peshku e kultivojnë edhe disa biznese në atë pjesë. Inspekcioni komunal nuk ka ndërmarrë ndonjë masë në lidhje me këtë çështje, meqë sipas tyre nuk kanë marrë kërkesë zyrtare.