Sot është ngritur aktakuzë kundër L.K nga Gjakova për veprën penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16 vjeç “, shkruan GazetaAlo.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, L.K nga 21 maji i vitit 2017 deri më 28 dhjetor të 2018-tes u ka dërguar foto dhe video me përmbajtje pornografike të miturave nga Republika Çeke.
Në aktakuzë thuhet se se ai në ato pamje kishte ekspozuar organet e tij gjenitale dhe të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe prej të miturave.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri L.K., të dënohet sipas
ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./GazetaAlo/