Fjalë Kyçe

Ngriten 151 aktakuza për 24 orë

Ngriten 151 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur 151 aktakuza kundër 182 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një traktori së bashku me rimorkio dhe masë drusore në sasi prej 6.11 metra, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar dy persona për veprën penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist” si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër dy të akuzuarve, S.R dhe K.B. për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.