Fjalë Kyçe

Ngritet aktakuzë ndaj 53 personave për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe

Ngritet aktakuzë ndaj 53 personave për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës.
‘’Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion i përbashkët dhe mirë i organizuar i UJ-së dhe MPB-së, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të grupeve paramilitare. Në atë operacion janë vrarë treqind e shtatëdhjetë (370) civilë që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes. Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte dëbimin e mijëra civilëve nga ai regjion, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm për në Shqipëri. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të dëbuarve. Për këtë krim janë akuzuar pesëdhjetë e tre (53) të pandehur prej të cilëve gjashtëmbëdhjetë (16) ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se të pandehurit me aktakuzë akuzohen për vepër penale në bashkëkryerje, Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminiuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 pika 1.1, 1.2, 14, 1.6, 1.8, 1.9 nën paragrafi 1.4, 1.6, dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.