Fjalë Kyçe

“Ngriu” nga i ftohti në mal, gjendet pa shenje jete emigranti sirian në Shqipëri

“Ngriu” nga i ftohti në mal, gjendet pa shenje jete emigranti sirian në Shqipëri

Një shtetas, emigrant i paligjshëm nga Siria është gjetur këtë mbrëmje pa shenja jete në malin e Moravës.

Paraprakisht dyshohet se viktima, e moshës rreth 27 vjeç, ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin./tch