Fjalë Kyçe

Nis aktiviteti simbolik në kujtim të Astrit Deharit

Nis aktiviteti simbolik në kujtim të Astrit Deharit

Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” po mban një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Përveç tjerësh të pranishëm shihen të jenë edhe familja e Deharit.

Aktiviteti po mbahet te Kinemaja ABC, ku para disa ditëve është bërë një mural me figurën e Astritit.

Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po akuzohej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Pak ditë para se të mbushen 3 vjet nga vdekja e tij, çështja Dehari u rikthye përsëri në opinion, pas publikimit të raportit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore, i cili e riorientoi hetimin për vdekjen e Astrit Deharit.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, ta ketë vrarë veten në burg.

“Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit DEHARIT përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në raport.