Fjalë Kyçe

Nis asfaltimi i disa rrugëve në kryeqytet

Nis asfaltimi i disa rrugëve në kryeqytet

Rrugët në kryeqytet kanë filluar të asfaltohen, sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai njoftoi në ‘Facebook’ se sot kanë filluar punimet e asfaltimit në rrugën “Arkitekt Karl Gega’”, deri te udhëkryqi i rrugës “Ali Pashë Tepelena”.

“Sot kanë filluar punimet e asfaltimit në rrugën ‘’Arkitekt Karl Gega’’, deri te udhëkryqi i rrugës ”Ali Pashë Tepelena”. Punimet do të vazhdojnë edhe në asfaltimin e rrugës ‘’Gazmend Zajmi‘’ dhe pritet të përfundohen sipas planifikimeve. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e tij.