Fjalë Kyçe

Nis ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Nis ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Ka nisur ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ekipi i parë olimpik që ka parakaluar në Lumin Sena me anije ishte ai i Greqisë, pasi tradicionalisht grekët parakalojnë të parët.

Kjo bëhet në nderim të faktit se Lojërat Olimpike për herë të parë ishin organizuar në Greqi.

Pas pak pritet që të parakalojë edhe ekipi i Kosovës, teksa ai i Shqipërisë tashmë ka parakaluar.