Fjalë Kyçe

Nis dita e shtatë e fushatës

Nis dita e shtatë e fushatës

Sot në Kosovë vazhdon dita e shtatë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Fushata e nisur shtatë ditë më parë përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869, shkruan rtklive.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.