Fjalë Kyçe

Nis gjykimi për Masakrën e Mejës

Nis gjykimi për Masakrën e Mejës

Ka nisur gjykimi ndaj Momir Stojanoviq dhe 52 personave të tjerë të akuzuar si pjesëmarrës në Masakrën e Mejës.

Aktakuza për kë rast është ngritur me 8 dhjetor 2023.

Të gjithë të dyshuarit akuzohen në mungesë.

Që nga 2018-a janë ngritur 33 aktakuza për krime lufte kundër 89 personave, shumica nga të cilët dyshohen për përfshirje në masakrën e Mejës.

Gjatë luftës së dy dekadave më parë, rreth 13.500 vetë u vranë e rreth një milionë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Shumica dërrmuese e viktimave janë shqiptarë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, për këto dhe krimet e tjera, deri më tani janë dënuar gjithsej 72 persona. Prej tyre, 38 janë shqiptarë, dhe 34 pjesëtarë të forcave serbe.