Fjalë Kyçe

Nis “Global Awards”, Dua Lipa shpërblehet me një çmim

Nis “Global Awards”, Dua Lipa shpërblehet me një çmim

Dua Lipa ka rrëmbyer një çmim në “Global Awards”.

Ngjarja më e madhe muzikore “Global Awards” po mbahet sonte (e enjte) në Londër, shkruan lajmi.net.

Edhe kësaj, radhe nuk mungojnë nominimet e artistëve shqiptarë që gëzojnë famë ndërkombëtare.

Mes tyre është edhe Dua Lipa, e cila ishte e nominuar në tri kategori, madje ajo ka fituar çmimin e parë.

Bëhet fjalë për kategorinë “Best British Act”, ku ishte në garë me Ed sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.

Dua Lipa është e nominuar edhe në kategoritë “Best Female” dhe “Best Pop”.

Në këtë event, artistja shqiptare po shoqërohet nga prindërit, vëllai, motra si dhe i dashuri, Anwar Hadid.

Kujtojmë se Dua Lipa edhe vitin e kaluar triumfoi në kategorinë “Best British Act” (Artistja më e mirë britanike), por edhe në kategorinë (artistja më e mirë).