Fjalë Kyçe

Nis ndërtimi i dordolecit më të madh në Kosovë (FOTO)

Nis ndërtimi i dordolecit më të madh në Kosovë (FOTO)

Pos të ftohtit dhe bardhësisë që ka sjellë bora këtë vit, solli edhe një tjetër risi e që është dordoleci më i madh në Kosovë.

Organizata joqeveritare “Rotary Club Podujeva” në Podujeva nisur ndërtimin e dordolecit që do të ketë madhësi pesë metra, njofton Klan Kosova.

Ndërtimin e kësaj vepre nga bora do ta kryejnë anëtarët e organizatës po ashtu janë ftuar edhe qytetarë të shumtë të i bashkëngjiten kësaj nisme.

Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkëpunimit ne komunitet duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet.