Fjalë Kyçe

Kroacia e Çekia ndajnë pikët

Kroacia e Çekia ndajnë pikët

Kroacia dhe Çekia kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e dytë në grupin D të Euro 2020.

Çekët kaluan të parët në epërsi përmes Patrick Schick në minutën e 37-të, i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga vet ai.

Por kroatët u kundërpërgjigjën me të filluar pjesa e dytë, kur Ivan Perishiq në minutën e 47-të barazoi shifrat.

Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar.

Çekia mban vendin e parë me katër pikë në grup, ndërsa Kroacia ka një pikë. Anglia ka tre pikë në vendin e dytë, ndërsa Skocia asnjë, me dy përfaqësueset që do të takohen në orën 21:00.

Në xhiron e ardhshme, Çekia luan me Anglinë, ndërsa Kroacia me Skocinë.