Fjalë Kyçe

Nis protesta kundër avokatit Tomë Gashi

Nis protesta kundër avokatit Tomë Gashi

Para zyrës së avokatit Tomë Gashi, ka nisur protesta kundër veprimeve të tij të pak ditëve më parë ndaj një lypësi.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR ka ftuar qytetarët në protestën që po mbahet sot ndaj avokatit Tomë Gashi.

Ftesa për protestë qe bërë për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet, raporton KOHA.

Gashi ishte xhiruar duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Vet Gashi kishte reaguar duke thënë se “ishte provokuar dhe se lypsarët në shesh kanë shefa me mercedesa”.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS tha se dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës