Fjalë Kyçe

Nis raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Nis raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ka nisur në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore e mediave Rusia 24.

Vendndodhja nuk është bërë e ditur. Raundi i parë i bisedimeve, më 28 shkurt dhe i dyti më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së jashtme ruse. Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Në raundin e dytë të bisedimeve, Rusia dhe Ukraina, ranë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe për dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve.